Tifozët shkruajnë në faqen zyrtare të Drenicës pas humbjes nga Llapi: A i morët rrogat?

Drenica ka pësuar humbje me rezultat 5-3 në ‘Bajram Aliu’ ndaj Llapit në kuadër të javës së 15-të të BKT Superligës së Kosovës.

Kuqezinjtë e kishin nisur si asnjëherë më parë këtë sezon, duke udhëhequr për shumë xhiro Superligën, por në katër ndeshje radhazi kanë marr katër humbje duke rënë në pozitën e 6-të.

Një nga arsyet për rënien e skuadrës është edhe kriza financiare që e ka kaluar këtë klub, shkruan Gazeta Olle.

Por humbja e sotme nuk është kapërdi nga disa nga tifozët e skuadrës që kanë komentuar në çdo postim të klubit.

Fraza më e përdorur ishte: “A i morët rrogat”.

Shumë prej tyre kanë aluduar edhe në bastore, duke përdor terme “1/2” dhe “7+”, që njihen për kuota të mëdha.

Llapi megjithatë është në formë dhe ka rikuperuar shumë pikë në ndeshjet e fundit. /Gazeta Olle/

Kosova pëson disfatë nga Norvegjia

Isufi i lumtur pas fitores me Malishevën: Fitorja ishte e merituar, jemi brenda objektivave