‘Tifozët serb mos të vijnë në Shkodër’

Taulant Xhaka ka thënë se ndeshja e shtatorit me Serbinë në Shkodër mund të kalojë me problem në rast se tifozët serbë vendosin që të vijnë në mbështetje të përfaqësueses së tyre. Kështu ka folur futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe i klubit të Baselit në një intervistë për portalin Online me. “Nëse shikuesit serbë vijnë atëherë do të jetë rrezik, sepse populli jonë mund të hakmerret për atë që ka ndodhur më 14-10-2014 në Beograd”, ka thënë Xhaka.

Mesfushori shqiptar është shprehur i bindur që Kombëtarja shqiptare do të kualifikohet për në Evropianin 2016. Ai e ka lavdëruar skuadrën e Armenisë që e mposhti Shqipëria, duke thënë se ka një ekip të mirë. Xhaka ka folur edhe për gjendjen e vet te Baseli, për ofertat nga klubet e tjera, skuadrën që e ka në zemër, të ardhmen pas futbollit…

Online: Javën që shkoi Shqipëria e mposhti Armeninë në kuadër të eleminatoreve për Evropianin 2016. A ishte e vështirë fitorja ndaj Armenisë?

Xhaka: Po e vështirë ka qenë fitorja, sepse Armenia e ka ekipin e mirë.

Online: Këtë muaj Gjykata e Arbitrazhit vendosë për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Çfarë prisni se do të jetë vendimi?

Xhaka: Që të jetë në favor tonin sepse ka dalë edhe një video që nuk ka qenë më përpara dhe ata nuk e kanë parë.

Online: Sa janë gjasat që Shqipëria të kualifikohet për Evropianin 2016?

Xhaka: Po, shanset janë të mira për t’u kualifikuar edhe do të kualifikohemi për në Francë me 2016.

Online: Deri më tash Shqipëria ka zhvilluar ndeshje me të gjitha skuadrat grupit. A mund të na thoni cili kundërshtar ka kualite më të mëdha?

Xhaka: Portugalia është më e forta si kundërshtar.

Online: Kur ju kujtohet ndeshja me Serbinë në Beograd si ndiheni dhe a do të vepronit prapë njëjtë?

Xhaka: Po deri në vdekje do ta mbrojmë flamurin tonë edhe jam krenar që e kam rujtur flamurin nga serbët.

Online: A duhet pritur mirë Shqipëria Serbinë në Shkodër këtë vit?

Xhaka: Nëse shikuesit serbë vijnë atëherë do të jetë rrezik, sepse populli jonë mund të hakmerret për atë që ka ndodhur më 14-10-2014 në Beograd.

Online: Si ndiheni te Baseli?

Xhaka: Po më pëlqen shumë, nuk kam kurrfarë problemi në Fc Basel.

Online: A keni oferta nga klube të tjera dhe cili është klubi që do të dëshironit të luani?

Xhaka: Po kam oferta nga klubet në Angli, ama njëherë për njëherë jam i knaqur në Fc Basel edhe këu mendoj të rri njëherë.

Online: Tifoz i cilit klub jeni? Për shembull mua më pëlqen Bayern Munchen…

Xhaka: Krejt ekipet më pëlqejnë, ama në zemër e kam ekipin e Barcelonës.

Online: Po nga Kombëtaret, pos Shqipërisë, Kosovës, Zvicrrës, kush ju pëlqen tjetër?

Xhaka: Franca dhe Gjermania.

Online: Shpeshherë bëhet debat për atë se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve. Ka që thonë Pele, ca të tjerë Maradona, disa të tjerë Zidane, dikush tjetër Messi, po ju çka mendoni?

Xhaka: Pele, Maradona dhe Messi janë më të mirët futbollistë në botë edhe githmonë do të jenë në në histori të futbollit. Shumë respekt kam për ta.

Online: A keni menduar çka do të bëheni pas karrierës së futbollistit? Trajner?

Xhaka: Mbas karrierës time në futball shpresoj se bëhem trajner në ndonjë klub.