Tifozët rusë: Kosova është e motrës sonë Serbi (VIDEO)

Tifozët e Spartak Moskës u kanë dalë në ndihmë tifozëve serbë.

Në sfidën mes Spartak Moskës dhe Kuban Krasnodar u paraqitën pankarta kundër Kosovës.

Tifozët vendas të Spartakut u dolën në ndihmë serbëve, duke kënduar: “Kosova është Serbi”, raporton Gazeta Express.

Në pankartat e tyre shkruhej: “Beograd Mars ’99, kujtojeni”, si dhe: “Serbi, motra jonë, kurrë nuk do të jesh vetëm!”.

Kjo nuk është hera e parë që rusët shkruajnë pankarta të tilla kundër Kosovës.