Tifozët pështyjnë Messin, ai ia kthen me grushte (VIDEO)

Një incident ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar Narita në Tokio.

Kur lojtarët e Barcelonës ishin përgatitur për të kryer kontrollin e pasaportave dhe të kalojnë nëpër harkun e sigurisë, disa tifozë të River Plates (rivali i Barcelonës në finalen e Kupës së Botës për Klube) kanë fyer Leo Messi deri në një shkallë të tillë sa që njëri prej tyre pështyu në yllin argjentinas.

Ngjarja ka shkuar në atë masë saqë sipas të përditshmes AS, Leo Messi ka humbur toruan dhe ka tentuar ta godas tifozin derisa është dashur intervenimi i Mascherano dhe Luis Enriques.