Tifozët përdorën lazer në drejtim të Schmeichel, UEFA dënon Anglinë

Si duket UEFA e ka marrë seriozisht sjelljen e tifozëve këtë Europian.

Pas dënimit të Hungarisë me tre ndeshje pa tifozë kësaj radhe ka dënuar Anglinë për veprimet jo-korrekte të mbështetësve të saj në shkallët e stadiumit Uembli në gjysmëfinalen kundër Anglisë.

UEFA ka gjobitur federatën angleze me shumën e 30 mijë eurove për laserat në fytyrën e portierit Schmeichel tek penalltia e Kane.

Gjithashtu gjoba është akumuluar si një ndëshkim për disa vepra të tjera të tifozëve si vërshëllimat në këndimin e himnit danez dhe ndezja e fishekzjarrëve brenda stadiumit.

Selia numër një e futbollit europian nuk e ka ndërmend të tolerojë sjelljet e fansave aq më pak që vinë nga një periudhë mungese prej 1 viti e gjysmë./Panoramasport.al/

Elseid Hysaj me falënderim special për tifozët e Napolit pas kalimit te Lazio

Claudio Ranieri tregon gjasat e dy kombëtareve për finalen e madhe