Tifozët ofendojnë mjekën e Mourinhos, Chelsea merr masa

Skuadra e Jose Mourinhos, është në telashe. Në fakt, mjekja e tyre, Eva Carneiro, është duke u ofenduar nga tifozët e skuadrave kundërshtare.

Kështu ishte edhe në takimin ndaj West Hamit të fituar 1:0.

Chelsea përmes një njoftimi ka reaguar, duke bërë thirrje të ndalen abuzimet ndaj femrave në futboll. “Ne e kemi marrë këtë problem seriozisht dhe e dënojmë këtë diskriminim në të gjitha format. Këto fyerje janë të pa pranueshme për ne”, ka thënë një zyrtar i klubit për Guardian.

Eva është fyer edhe nga tifozët e skuadrave tjera, si psh: Manchester United.(Gazeta Olle)