Tifozët kilian sulmojnë familjen Messi dhe e largojnë nga stadiumi

Familja Messi nuk ka kaluar aspak mirë në “Estadio Nacional” të Kilit, ku kishte shkuar për ta parë ndeshjen finale të Kupës së Amerikës, Kili-Argjentina.

Sipas mediave latine, prindërit e Lionel Messit, dy vëllezërit dhe dy nipërit, janë fyer dhe sulmuar nga tifozët kilian, të cilët nuk i kanë lënë ta shohin ndeshjen të qetë në stadium.

Në këtë mënyrë, ata janë detyruar që të largohen, për ta parë ndeshjen në njërin nga lokalet e qytetit. /Olle