Tifozët kërkojnë mbështetjen e Kosovës ndaj Jordanisë

Kosova do të luajë dy ndeshje në muajin nëntor. Dardanët fillimisht do të përballen në një ndeshje miqësore me Jordaninë më 10 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Katër ditë më vonë më 14 nëntor përfaqësuesja kosovare do të përballet me Greqinë në Athinë, në kuadër të kualifikueseve të fundit të Botërorit “Katar 2022”.

Për ndeshjen miqësore kundër Jordanisë, Kosova ka kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve, nëpërmjet një postimi në rrjetin social të tyre “Facebook” , të cilët janë shumë të rëndësishëm për dardanët, teksa vlen të theksohet se edhe në sfidën kundër Greqisë ata do të jetë prezent për të mbështetur përfaqësuesen e tyre.

Postimi pa ndërhyrje nga Dardanët

Kosova zhvillon ndeshjen e fundit të vitit në stadiumin “Fadil Vokrri”, si nikoqire e Jordanisë. Ndeshje e karakterit miqësor, por që nuk e zbeh rëndësinë për tifozët dhe vetë kombëtaren. Me shpresën që do të shohim shkëndijat e para të rikëndelljes, ju ftojmë që ta përkrahim ekipin tonë kombëtar sa më masivisht, përkundër rezultateve dhe frymës jo-optimale.

Askund nuk është e shkruar që kombëtarja të mbështetet vetëm në faza ekzaltuese të fitoreve. Përkundrazi, tani më shumë se kurrë duhet t’u qëndrojmë pranë. Edhe në ndeshje miqësore, si kjo e ditës së mërkurë, në ora 18:00, ndaj Jordanisë.

Besa, besë – Kosovë!

#JemiDardanët #JemiKosova.

Kosova mban stërvitjen e parë, vërehen disa mungesa

Hendbollistja kosovare po shkëlqen në Gjermani, po e udhëheq skuadrën e saj drejt suksesit historik