Tifozët i fishkëllyen Iker Casillasit, ai i ofendoi rëndë

Iker Casillas nuk pati një natë të mirë në barazimin e Real Madridit 2:2 me Valencian.

Pas golit të parë të pësuar nga Paco Alcacer, tifozët e fishkëllenin portierin e tyre sa herë që ai ishte në kontakt me topin.

Kur Valencia shënoi golin e dytë, vërshëllimat në drejtim të tij vetëm sa u shtuan.

Dhe, duke dëgjuar vërshëllimat e tyre, Casillas për një moment u pa duke ulur krahët në shenjë dëshpërimi, shkruan Marca, përcjell GazetaOlle.com.

Sipas televizionit ‘Cadena Cope’ katër kamera filmuan atë duke iu kundërpërgjur audiencës duke thënë: “Mjaft, më ngënëshi bythën”, u pa duke iu drejtuar ai masës që e vërshëllenin. (Gazeta Olle)