Tifozët grek sulmojnë shqiptarin e Olympiakosit (VIDEO)

Në derbin grek, Panathinaikos – Olympiakos, tifozët shkaktuan trazira, para gjatë dhe pas ndeshjes. Si pasojë e kësaj u sulmuan edhe lojtarët, kurse i pari që u qëllua ishte shqiptari i Olympiakosit, Pajtim Kasami.

Siç njoftojnë mediat greke ai u qëllua me një mjet. “Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë , një mjet i hedhur nga tifozët qëlloi në supe Pajtim Kasamin”, shkruajnë mediat greke, transmeton gazetaolle.com.

Panathinakosi e fitoi derbin me rezultat 2:1