Tifozët e Zvezdës brohorasin ” Kosova – Serbi” (VIDEO)

Manchester City, e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të Ligës së Kampionëve, pasi që të martën triumfuan kundër Crvena Zvezdës me rezultat 3:1.

Edhe pse Crvena Zvedës shënoi golin e parë, megjithatë City e rikthei rezultatin në fillim të pjesës së dytë, me Julian Alvarez i cili barazoi rezultatin dhe shënoi edhe golin e dytë të epërsisë për Qytetarët.

Golin e tretë për rezultatin përfundimtar e shënoi Rodri në minutën e 73’ shkruan Gazeta OLLE.

Ndërkohë, të pranishëm në stadium ishin edhe tifozët e Zvezdës të cilët kanë brohoritur “Kosova është Serbi”.

Mbetet për t’u parë nëse UEFA do të ndërmarrë masa, për shkak të këtyre thirrjeve.

Vojdova ende i lënduar, mungon kundër Romës

Superkupa e Femrave do të zhvillohet në Prizren