Tifozët e Uellsit në Beograd: “Kosova është Serbi”!

Rreth 2,000 tifozë të kombëtares së Uellsit kanë mbërritur në Beograd për ndeshjen e kombëtares së tyre ndaj Serbisë.

Siç shkruan mediumi serb Novosti, shumë prej tifozëve uellsian kanë mbërritur në Serbi një ditë përpara sfidës që zhvillohet nesër në mbrëmje.

Shumë prej tifozëve uellsian kanë qëndruar sot në sheshin Skadarlija në Beograd duke kënduar këngë. Por siç raporton Novosti, ata kanë kënduar në kor “Kosova është Serbi”.

Kjo këngë ka marrë duartrokitje dhe është pritur mirë nga të pranishmit, që ishin qytetarë serbë.

uellsi