Tifozët e Tiranës sulmuan pas ndeshje gjyqtarët

Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë.

Pas vërshëllimë së trefishtë për përfundimin e takimit, stafi dhe lojtarët e Tiranës rrethuan kryesorin Kridens Meta, të cilin e kontestonin për penalltinë e akorduar në favor të Bylisit (shënoi Adili).

Më pas, me dhjetëra tifozë të Tiranës, të pranishëm në stadiumin e Rrogozhinës, çanë rrethimin dhe vërshuan drejt qendrës së fushës me qëllimin dhunimin e Metës. I rrethuar nga forcat e rendit, Meta iu shkëput turmës dhe vrapoi drejt dhomave të zhveshjes, por u ndoq këmba-këmbës nga disa ultras të Tiranës.

Çmenduri në Superligën e Shqipërisë, Tirana barazon ndaj Bylysit, Partizani fiton dhe është vetëm një fitore pranë titullit

Nga i urryer në triumfues: Rikthimi i mrekullueshëm i Granit Xhakës te Arsenali