Tifozët e Sparta Pragës e provokuan Xherdan Shaqirin me pankarta që e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë

Xherdan Shaqiri dhe Lyoni ishin mysafir të Sparta Pragës në Ligën e Evropës, ku shënuan fitore me përmbysje me rezultat 4-3.

Ylli shqiptar ishte në fushë për 75 minuta, derisa rezultati ishte 3-2 në të mirë të skuadrës së tij.

Shaqiri ishte bërë pjesë e debatit në Zvicër, ku pas një ndeshje me ekipin përfaqësues të këtij vendi, një tifoz shqiptar u fut në momentin kur ai jepte një intervistë për media duke i dhënë një xhaketë me logo të UÇK-së.

Siç duket ky gjest nuk iu ka pëlqyer aspak serbëve, që në ndeshjen me Spartën e Pragës, disa prej tyre ishin vendosur prapa portës, me pankarta që e paraqisnin Kosovës si pjesë të Serbisë.

Shaqiri nuk është se është marr me këtë detaj dhe ka vazhduar lojën, duke festuar në fund fitoren.

Humbi thellën nga Belgjika, këto janë fjalët e Afërdita Fazlijës

Vazhdon shkëlqimi i Ezgjan Alioskit, asiston në fitoren e Al Ahli SC