Tifozët e Realit sulmojnë futbollistët

Skuadra e Real Madridit nuk është mirëpritur mirë gjatë rikthimit nga Barcelona, pasi është sulmuar nga disa tifozë të pakënaqur të Los Blancos.

Sipas raportit të bërë nga Cuatro, mësojmë se lojtarët e Realit nuk kanë marrë një mikëpritje të mirë gjatë rikthimit në Valdebebas.

Gareth Bale, Jese dhe Sergio Ramos janë fyer nga disa tifozë të Realit, të cilët gjithashtu i kanë shqelmuar veturat e tyre.

Sidoqoftë, Ramos është ndalur që të bisedojë me ata duke e qetësuar kështu situatën.