Tifozët e Pejës largohen nga palestra pas vendimit të arbitrave

Është ndërprerë ndeshja mes Pejës dhe Trepçës, e cila i takon xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të dyja skuadrat u larguan drejt zhveshtoreve për disa minuta për shkak të fyerjeve nga tribunat.

Arbitrat morën vendim që njëra pjesë e tribunës, ajo e ultrasve të Pejës të zbrazet dhe ekipet tashmë janë kthyer në parket për rifillimin e ndeshjes.

Pas shtatë minutave lojë ne palestrën “Karagaçi” rezultati është 13:12 në favor të Pejës.

Gazeta spanjolle AS cilëson udhëtimin e Muriqit si asgjë dhe të kotë

Edvin Kuç i jashtëzakonshëm në debutimin e tij te Mali i Zi, shënon dy gola