Tifozët e Milanit sulmojnë të dashurën e Theos: “Ti e infektove atë me virus”

Theo Hernandez nuk do të luaj sot kundër Cagliarit.

Futbollisti “rossoner” ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe për këtë arsye ka mbetur jashtë skuadrës, përcjellë Gazeta Olle.

Tifozët e milanit ndërkohë i kanë vënë fajin të dashurës së tij, Zoe Cristofoli.

Zoe ka shfrytëzuar rrjetin social instagram për të qartësuar situatën, ajo ka replikuar ndaj një komentuesi duke i thënë se ndodhet në karantinë që nga dita e parë e rikthimit në Itali, dhe është në karantinë që prej një jave nën kontrollin e mjekut.

Dhe deklaron se do të merret avokati i saj për këto lajme të rreme të krijuara vetëm për publicitet nëpërmjet imazhit të saj dhe partnerit.