Tifozët e Lorik Canës nuk do ta presin mirë këtë lajm

“33-vjeçari Lorik Cana mund të “dalë në pension” pas finaleve të “Euro 2016”, – njofton “Presse Océan”. 

Ai arriti verën e kaluar te FC Nantes, por nuk ka bërë një sezon të paharrueshëm në “Cite des Ducs”.

Megjithatë, shqiptari i bën një shërbim të madh trajnerit Michel Der Zakarian, i cili e përdor atë në mbrojtje. Ndërsa Lorik Cana fillimisht nënshkroi për dy sezone te FC Nantes, një largim në verën e vitit 2016 është më shumë se i mundshëm. Po, për ku? Tani për tani, gjurmët janë të pakta për ish-lojtarin e Lazios.

Në qoftë se ai e kishte mohuar në shkurt këtë hipotezë, ideja e “daljes në pension” të hershëm po duket përditë dhe më e vërtetë.