Tifozët e klubit të njohur të Premier League tallen me Milot Rashicën: Të kujtohet pse nuk erdhe tek ne?

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, është në kërkim të një klubi të ri për shkak se Norwich City edhe zyrtarisht ka rënë nga Premier League.Dardani shkoi me bujë të madhe te skuadra angleze, por nuk la shumë gjurmë. Në 28 ndeshje të luajtura në Premier League, Miloti shënoi një gol dhe dha dy asiste.

Për shkak të rënjes nga Premier League, tifozët e Aston Villa-s kanë nisur të tallen në rrjetet sociale me ish-lojtarin e Werder Bremen, që dhe aty ra nga Bundesliga.

 

“Të kujtohet pse nuk erdhe te ne?” – janë pyetjet e tifozëve. Pra, Miloti gjatë afatit të transferimeve refuzoi skuadrën e Villa Park për shkak se nuk dëshironte të luftonte për mbijetesë. Kurse tani me Norwichin kanë rënë në Championship.

/Gazeta OLLE/

Çeferin letër urimi presidentit Ademi për 6-vjetorin e anëtarësimit në UEFA

Gazetari spanjoll e pyet Guardiolën nëse Man City do t’i bëjë Real Madridit një korridor nderi, trajneri hutohet pas pyetjes