Tifozët e Juventusit e përzënë nga metro tifozin me ngjyrë

Tifozët e Juventusit kanë krijuar telashe të mëdha në Madrid, në udhëtimin për ta përkrahur skuadrën e tyre në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve.

Një grup i tifozëve ultras janë përleshur me policinë, ndërsa në një rast ata e kanë detyruar një person me ngjyrë që të zbresë nga metro, shkruan Gazetaolle.com.

Një gjest i tillë është pikërisht si ai i tifozëve të Chelseat në Paris, andaj UEFA pritet të reagojë zyrtarisht rreth rastit gjatë ditëve në vijim.