Tifozët e Istogut: Jemi keqtrajtuar në Pejë

Derbi i Rrafshit të Dukagjinit ndërmjet Besës e Istogut (2:1) ka përfunduar në fushë, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe sa i përket reagimeve pas ndeshjes. Tifozët e Istogut, ‘Gjimmat’ kanë reaguar me një deklaratë për media.

Reagimi i ‘Gjimmave’

Futbollistët e Besës dje treguan lojë më të mirë se futbollistët e Istogut dhe me meritë shënuan fitore me rezultat 2-1. Sjellja e futbollistëve në fushë nga të dyja palët ishte mjaft korrekt.

Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për krerët e Besës, përkatësisht për organizatorët e ndeshjes së djeshme, pasi sjellja e tyre ishte për q’do kritikë, sjelljet e organizatorëve ishin tepër të ulëta, i trajtuan tifozët istogas sikur të ishin ”kriminela” .

Tifozët istogas Gjimmat paralajmëruan se për ndeshjen kundër Besës do të ketë një organizim të madh nga ana e tyre. Krerët e Besës që në fillim e treguan fytyrën e vërtetë të tyre, në hyrje të stadiumit ishte sigurimi që nuk e lejoi futjen e ”Baklave” në fushë, paraprakisht sigurimi kishte marrur urdhër nga krerët e Besës që të mos lejojë asnjë Bakla që të futet në fushë, ani pse Baklat bëjnë vetëm tymosje dhe nuk janë të rrezikshme.

Sigurimi së bashku me Policinë e Kosovës, gjatë futjes së tifozëve në stadium, u sillen mjaft keq me Gjimmat, dhe kontrollimi i tejëzgjatur i tyre ishte i pakuptimtë.

Tifozëve istogas nuk ju lejua që të futeshin mbrenda në stadium as me ujë të thjeshtë që kishin marrur për tu freskuar, edhe ujin ja ndaluan që ta merrnin me veti …!! Absurde kjo sjellje e tyre.

Duke parë sjelljet tmerruese nga organizatorët e ndeshjes, ishin disa policë të njësisë speciale të cilët me shishet e tyre i ofruan ujë tifozëve istogas, sa për tu freskuar pak nga nxehti i madh që ishte dje.

Sigurimi i stadiumit së bashku me Policinë kishin marrur urdhëra të quditshme nga krerët e Besës, pas përfundimit të pjesës së parë, tifozët istogas u nisën që të dalin nga stadiumi për të marrur pije freskuese, pasi dje ishte koha e nxehtë, dhe sigurisht q’do njeri kishte nevojë për pije freskuese, por sigurimi së bashku me policinë nuk i lejuan që të dalin jashtë për të marrur pije, bile bile kur Gjimmat u nisën për të dalur jashtë stadiumit reagimi nga sigurimi dhe policia ishte i pakuptimtë, trajtimi nga ana e tyre ishte për q’do kritikë.

Tjetër gjest i ulët i Besës ishte në minutën ’42 kur trajneri i portierëve Ekrem Veseli e futi dy herë radhazi topin në fushë nga banka rezervë, por për qudi gjyqtari Vula nuk e përjashtoi trajnerin e portierëve për sjellje jo sportive por vendos që ta ndëshkon me karton të verdhë futbollistin e Istogut Dervishaj, ani pse Dervishaj vetëm e largoi njërin top nga fusha.

Gjimmat pas përfundimit të ndeshjes duartrokiten futbollistët e Istogut dhe të Besës, për lojën e treguar, përveq futbollistëve të Istogut që na duartrokiten ishin edhe disa futbollistë të Besës që na duartrokiten dhe treguan respekt për Gjimmat.

Tifozët istogas Gjimmat ndihen të ofenduar nga mikëpritja që i është bërë dje nga organizatorët e ndeshjes.

Klubi jonë Istogu është klubi më mikëpritës në Kosovë, gjithashtu Gjimmat gjithmonë kanë qenë mikëpritësa për mysafirët që kanë udhëtuar në Istog, prandaj është e pa spjegueshme sjellja e krerëve të Besës së bashku me organizatorët e ndeshjes.