Tifozët e Hajvalisë me flamuj nëpër Cyrih (FOTO)

Sot Hajvalia zhvillon miqësoren e tretë gjatë përgatitjeve në Zvicër, kurse ajo që bie në sy është një foto e publikuar nga faqja e Hajvalisë në Facebook.

Një person me veturë ka vendosur prapa një flamur të madh të Hajvalisë, me të cilin duket se po shetitet nëpër rrugën e Cyrihut, para ndeshjes së sotme, shkruan GazetaOlle.com.

Hajvalia përballet me Kosovën e Cyrihut nga ora 18:30. Para këtij takimi ka luajtur me Sionin dhe Dardaninë.

hajvaliaaa