Tifozët e Fenerbahces sulmojnë ata të Manchester United

Tifozët e Manchester United thonë se u sulmuan nga një grup ultras të Fenerbahçes përpara ndeshjes së tyre të Europa League në Stamboll, të mërkurën në mbrëmje.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale duket se tregojnë huliganë që shënjestrojnë tifozët e Man United, shkruan Gazeta OLLE.

Djajtë e Kuq do të përballen me ekipin e José Mourinhos, Fenerbahçe, të enjten mbrëma, por disa tifozë kanë raportuar se janë sulmuar nga deri në 50 ultras.

Një video e shpërndarë nga grupet ultra në Twitter ishte e shoqëruar me përshkrimin: “Ky është Stambolli”.

 

 

 

 

Ekskluzive: KB Drita e fillon sezonin nga Liga e Dytë

Përurohen tribunat e reja dhe zhveshtoret në stadiumin e qytetit në Malishevë