Tifozët e Crvena Zvezdës vajtojnë terroristin e tyre që u vra në Kosovë

Ndeshja mes Crevena Zvezdës dhe Radnickit u përshkrua me një vajtim të tifozëve të klubit vendas ‘ Delie’ për anëtarin e tyre terrorist të vrarë në Kosovës, Stefan Nedeljkoviq, që ishte pjesë e sulmit terrorist në Banjskë .

Ultasit e klubit që veç klubi futbolli nuk është, kanë qëndruar në heshtje deri në minutën e 31-të për Nedeljkoviqin.

Arsyeja sipas mediave nga ky vend ishte se Nedeljkoviq ishte 31 vjeç.

Të pranishmit pas porte zbuluan edhe një pankartë ku shkruhej “Ende nënat lindin Obiliqa ” dhe pastaj kënduan një këngë për tre terroristët që u vranë nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës para një jave u përballë me mbi 300 terroristë serbë që ishin futur në veri të vendit dhe ishin të armatosur me artileri të rënda.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku humbi jetën në përleshje me terroristët serbë, ku prej tyre zyrtarisht mbetën tre të vrarë.

Milani merr fitore komode ndaj Lazios

Bayerni i shpëton humbjes nga Leipzigu, merr një pikë me shumë vështirësi