Tifozët e cilës skuadër janë këta pijanecë?

Në prag të ndeshjes së Ligës së Evropës ndërmjet Romës dhe Feyenordit, tifozët mysafir kanë krijuar shumë incidente nëpër kryeqytetin italian, madje duke u përleshur ashpër edhe me Policinë italiane.

Shumica e tifozëve holandez kanë qenë të dehur, ndërsa një gjë të tillë e vërteton edhe fotoja e përcjellë nga “Retesport”, transmeton Gazetaolle.com.

Në ndeshjen Roma-Feyenord që fillon në 19:00, pritet të jenë deri në 5000 tifozë holandez. Të angazhuar për këtë ndeshje janë 1200 policë. /Gazeta Olle