Tifozët e bëjnë për spital lojtarin (FOTO)

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në futbollin peruan. Tifozët e skuadrës Deportivo AMVA pas ndeshjes me Sport Ancash, kanë rrahur brutalisht lojtarin e skuadrës kundërshtare, Josimar Pacheco.

Ngjarja ka ndodhur të dielën mbrëma, ku auritetet vendase kanë bërë të ditur se lojtari është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Gjatë marrjes së plagëve, lojtari kishte humbur edhe vetëdijen. Ai tani po kurohet në spital, por gjendja e tij është ende e rëndë. (Gazeta Olle)