Barcelona ka tifozë të shumtë edhe në Kosovë.
Grupi i tifozëve kosovarë, anëtarë të Barcelonës, kanë përgatitur një transparent në nderim të Xavit, që sonte zhvilloi takimin e fundit me Barcelonën në Camp Nou, shkruan GazetaOlle.com.
Numri 6 i Barcelonës do të vazhdojë karrierën në Katar.
Ai fitoi shumë tituj me Barcelonën, dhe për kampionët e tanishëm të Spanjës luajti që nga viti 1998. (Gazeta Olle)