Tifozët e Arsenalit pendohen për Xhakën, ja çfarë shkruajnë tashmë në Twitter

Granit Xhaka duket se ka gjetur qetësi te Arsenali. Është shumë e vërtet që një ndeshje mund të prish gjithçka, dhe një tjetër mund të rregullojë gjithçka.

Kjo është pikërisht ajo çfarë ndodhi me mesfushorin me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka. Ai në ndeshjen me Crystal Palace u shfry ndaj tifozëve duke përdorur edhe fjalë që nuk janë aspak sportive, ndërsa ditë më vonë doli me një letër ku tregoi se si tifozët e Arsenalit e kanë fyer atë dhe familjen e tij.

Mirëpo, ndeshja me Manchester United tregoi që Xhaka e meriton të qëndrojë në klub dhe ta ketë edhe shiritin e kapitenit pasi që u tregua një lider i vërtetë në fushë.

Tifozë të shumtë në Twitter po kërkojnë që ai të qëndrojë sepse i duhet klubit.