Tifozët do të lejohen në ndeshjet e basketbollit në numër të limituar

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e dytë në elitën e basketbollit kosovar.

Është marrë vendim që nga xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në basketboll të mund të ketë tifozë të pranishëm nëpër palestra, shkruan lajmi.net.

Numri i tyre do të jetë i limituar, 100 sosh të cilët duhet t’iu përmbahen rregullave mbrojtëse nga COVID-19: Respektimi i distancës dhe vendosja e maskës(mbi hundë).

Personat e interesuar të shikojnë ndeshjet duhet të posedojnë një nga dëshmitë:

Certifikatën e vaksinimit (dhe Letërnjoftimin) për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë.

Shikuesit do të lejohet të hyjnë në palestër 30 minuta para ndeshjes, ndërsa dyert do të mbyllen 10 minuta para fillimit të ndeshjeve.

Torvioll Stullqaku është ylli i javës në Superligën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate do të marr pjesë në Kupën Botërore dhe Ligën e të rinjve të botës