Tifozët brohorasin emrin e gjyqtarit!

Zakonisht tifozët në stadium brohorasin për skuadrat dhe lojtarët e tyre të preferuar. Mirëpo, një ngjarje interesante ka ndodhur të mërkurën në futbollin e Kosovës.

Në ndeshjen e xhiros së 31-të të Raiffisen Superligës e zhvilluar në Gjilan ndërmjet Dritës dhe Trepçës, tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’ kanë brohoritur në kor për gjyqtarin kryesor të këtij takimi, Genc Nuza, transmeton Gazetaolle.com.

Drita e fitoi ndeshjen në fjalë me rezultat 2:0.