Tifozët armenë nuk do të merren me Kosovën

Tifozët armenë u bënë shumë të njohur kohë më parë me reagimin e tyre ndaj shqiptarëve. Një nga njerëzit e ‘FAF-it’, (grupimit më të madh ultras të tyre), flet për publikun shqiptar.

“Tensionet midis grupeve të fansave u rritën më tej nga fakti se Shqipëria pranoi zyrtarisht ftesën për të marrë pjesë në festimet kushtuar përvjetorit të luftës së Galipolit. Festimet janë planifikuar të bëhen më 24 prill, datë kjo që njihet për shumë dekada si dita përkujtimore e viktimave armene të gjenocidit. Për hir të së vërtetës, 24 prilli nuk ka fare të bëjë me datën e betejës së Galipolit apo me ndonjë datë tjetër, që lidhet me atë betejë”, thotë një nga pjesëtarët e ‘FAF-it’, Artur Danielyan.

Ndryshe, do jenë pak armenë në Shqipëri.

Dadielyan foli edhe për Kosovën. “Nuk e njohin shumë realitetin që Kosova është tashmë e pavarur, por e inkurajojnë. Nuk do të provokojmë ose të brohorasim për Serbinë”, përfundoi Artur Danielyan.