Ethet e Superligës së Kosovës në futboll janë afruar. Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në fillimin e stinorit pranver, që parashihet të jetë më interesanti pas luftës. Pesë skuadra kërkojnë titullin e kampionit, e po aq luftojnë për mbijetesë.
Stinori pranveror do të nis fundjavën e ardhshme, e si zakonisht pritet të ketë ndeshje edhe të premten, që do të thotë se pas tetë ditësh, tifozët mund të nisin rrugën e tyre drejt stadiumeve.
Se sa janë të gatshme fushat për të përballuar këtë stinor, do të dihet tek javën e ardhshme.
“Deri më tash nuk kemi bërë ispektimin e stadiumin. Do të kemi një mbledhje me Komitetin Ekzekutiv dhe javën e ardhshme do t’i ispektojmë”, deklaroi Agim Maloku për gazetaolle.com.
Zyrtari i FFK-së për Inspektimin e Objekteve Sportive, shtoi se Hajvalia ka paralajmëruar se do të luajë në stadiumin e Prishtinës, por që më saktësisht do të informohen në mbledhjen e ardhshme. (Gazeta Olle)