“Tifozat Kuq e Zi” me këngë të re

 

“Tifozat Kuq e Zi”, ndër grupet më të organizuara që përkrah Kombëtaren Shqiptare në Futboll, ka zbuluar një këngë të re që do të këndohet në ndeshjen ndaj Armenisë të dielën.

Me anë të Facebookut, ky grup ka ftuar të gjithë tifozët që janë pjesë e tyre që ta mësojnë këtë këngë.

“Njoftim për të gjithë Tribunën C2. Të dielën duhet ta këndojmë të gjithë! Dëgjojeni disa herë pasi teksti është i lehtë ‪#‎jemiGATI”, shkruhet në njoftimin e Tifozave, transmeton koha.net.

Teksti i kësaj kënge të tifozëve është:

“Një komb një flamur

E një mëmëdhe

Luftoni shqiponja

Fitoni për ne”.