Tifozat Kuq e Zi me aksion para bashkisë së Korçës – Të tërhiqet ftesa për këngëtarin serb

Tifozat Kuq e Zi vazhdojnë të insistojnë në anulimin e paraqitjes së këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Festën e Birrës, e cila mbahet në Korçë.

Tifozët e kombëtares përmes një aksioni simbolik para zyrave të Bashkisë së Korçës, paralajmëruan edhe njëherë organizatorët e festivalit për tërheqjes e ftesës së këngëtarit serb, shkruan Gazeta Olle.

“Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë. Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin. Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit”, thuhet në njoftimin nga Tifozat Kuq e Zi.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kujtojmë se ftesa e cila iu bë Bregoviqit shkaktoi shumë reagime në Kosovë por edhe në Shqipëri, ku u kërkua tërheqja e menjëhershme e ftesës.

Madje, shumica e këngëtarëve nga Kosova të cilët ishin të ftuar për performuar në Festën e Birrës, kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre.

Tifozat Kuq e Zi ishin ndër të parët që reaguan ashpër kundër performimit të këngëtarit serb në Korçë.

‘Festa e Birrës’ pritet të mbahet nga 18-22 gusht dhe Bregoviq do të interpretojë në natën e fundit.

/Gazeta Olle/

Sot starton FIBA European Challenger në Prishtinë

Edhe dy futbollistë i bashkohen grupit të të larguarve nga Prishtina