Kush e mban mend Han Kwang-song? Disa vite më parë ai bë futbollisti i parë koreano-verior që shkeli në futbollin italian. U përfol se lojtari mund të ishte Cristiano Ronaldo i ardhshëm, duke pasur parasysh shpejtësinë e tij dhe aftësinë për të kërcyer lart. Megjithatë, për shkak të një ligji, Kwang-Song duhej të riatdhesohej dhe askush nuk ka dëgjuar për të që atëherë.
Kwang-song bëri debutimin e tij në Serie A më 2 prill të vitit 2017 me fanellën e Cagliarit dhe Një javë më vonë ai gjeti edhe golin e tij të parë kundër Torinos. Trajneri i atëhershëm Rastelli tha për të: “Ai është një lojtar shumë interesant, shumë i shpejtë. Është e qartë se ai duhet të rritet, por ai ka një dëshirë të madhe për ta bërë atë”. Më pas huazimi te Perugia ku shkëlqen me gola dhe asistime duke përfshirë një hat-trick historik te Entella.
Në janar 2018, Cagliari e mori atë nga huazimi dhe Kwang-Song tha se ishte entuziast: “Falënderoj Perugian që më dha mundësinë të rritem. Nuk e prisja të kthehesha tani, jam i lumtur! Falenderoj Cagliarin dhe Presidentin Giulini që besuan tek unë dhe po më japin mundësinë të luaj në Serie A. Po jetoj një ëndërr”.
Megjithatë, fillojnë problemet e para: qeveria e Kim Jong-un e ndalon të shkojë si i ftuar në Domenica Sportiva. Në vitin 2019, Juventusi e blen atë për 5 milionë dhe e dërgon në skuadrën Under-23, për Han Kwang-song është një ëndërr që të mund të shohë nga afër idhujt e tij Dybala dhe Cristiano Ronaldo. Megjithatë, me fanellën bardhezi, ai nuk arriti të bindë dhe u shit në Katar në fund të sezonit.
Ëndrra kthehet në një makth: në janar 2021, për shkak të sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ndaj punëtorëve koreano-veriorë jashtë vendit, futbollisti detyrohet të kthehet në atdheun e tij. Me këtë dokument, OKB-ja ndaloi koreano-veriorët të punonin jashtë vendit, të cilët me rrogat e tyre mund të derdhnin valutë perëndimore në atdheun e tyre për të financuar investimet e diktaturës vendase në fushën ushtarake, bërthamore dhe kimike.
“Nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të kthehet në Evropë – shpjegoi ish-agjenti i tij një vit më parë-. Fatkeqësisht është një zhgënjim i madh që kam, sepse ai ishte një talent i madh dhe një nga djemtë që më dha më shumë kënaqësi.” Prej një viti askush nuk ka dëgjuar për të. Lojtari është liruar zyrtarisht, por asgjë tjetër nuk dihet. Një karrierë që përfundoi vetëm 23 vjeç dhe me shumë keqardhje.