91.553 shikues u mblodhën sot në tribunat e “Camp Nou” për të shijuar ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve për femra ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, që është pjesëmarrja më e madhe në histori për një ndeshje futbolli për femra.
Kjo ndeshje ka tejkaluar atë me 90.185 shikues që u mblodhën në finalja e Kupës së Botës të vitit 1999 midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Ishte një ditë festive për tifozët e Barcelonës dhe futbollin e femrave në përgjithësi.
E M P O W E R M E N T 💪 pic.twitter.com/L6AI1rYgjr
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 30, 2022
Mijëra njerëz, duke përfshirë shumë femra dhe fëmijë, tundnin flamujt dhe shallet e tyre duke inkurajuar Barcelonën, që shkëlqeu në këtë takim.
Në këtë ndeshje u panë shtatë gola dhe Barcelona fitoi 5-2, duke kaluar tutje, pasi edhe në ndeshjen e parë kishin fituar 3-1.
FULL TIME! #ELCLÁSICO pic.twitter.com/wCBRO82GnJ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 30, 2022
Në fund kishte kohë që lojtaret e Barçës të ecnin nëpër stadium duke përshëndetur të pranishmit.
Kjo ndeshje kishte 1368 spektatorë më shumë se sa finalja e Kupës së Botës 1999 midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në stadiumin Rose Boël në Pasadena, që deri më sot ishte rekordi absolut për një ndeshje futbolli për femra.
Culers, the world record for attendance at a women's football match is ours! pic.twitter.com/Hu94A9PXDO
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 30, 2022
Sa i përket futbollit të femrave, kjo e sotmja theu edhe rekordin në Spanjë për 30,814 shikues më shumë, që ishin në ndeshjen Atlético Madrid – Barcelona në Ëanda Metropolitano në vitin 2019, që deri më sot ishte rekord.