Thyhet heshtja e madhe: Raiola tregon të vërtetën shokuese të largimit të Donnarummas

Mino Raiola zbërthehet dhe akuzon drejtuesit e Milanit që përdorën tonet e gabuara. “Xhixho ndihet i trishtuar, por zëre se hoqi një dhëmb që i shkaktonte vuajtje”. Portieri mbulohet nga dollarë fals me U-21.

“Buzëqesh gjithmonë!”… Xhixho Donaruma u prezantua kështu pas ndeshjes së fituar nga U-21 i Italisë me Danimarkën, në Europianin e moshave. E gjitha kjo pasi pas portës së tij, gjatë pjesës së parë, një grup i vogël tifozësh së Milanit, pasi treguan një baner ku shkruhej “Dollaruma”, që iu hoq nga rojet e sigurisë, hodhën disa kartëmonedha 100 dollarëshe falso pas portës së gardianit kuqezi, që u ndje disi i fyer dhe madje u prek nga ajo që ndodhi. Më pas, kapësit e topave ishin ata që i hoqën me shpejtësi.

Por, deklarata më e fortë ka ardhur nga agjenti i portierit 18-vjeçar, Mino Raiola, që për mediet ka dhënë një konferencë për shtyp, duke shpjeguar motivet e mungesës së rinovimit:

“U krijua një situatë shumë e ndrydhur karshi Xhixhit. Shumë e ashpër. U kërcënua, familja e tij u kërcënua. Ka pasur disa pankarta të cilat klubi nuk i hoqi. Ishte një sjellje pasive nga ana e klubit karshi tij. Nuk ishte një zgjedhje e diktuar nga paratë, kurrë s’jemi futur apo kemi prekur këtë temë.

Ka pasur shumë pak kohë për të vendosur. Kisha kërkuar kohë për të vlerësuar kursin e ri, dikush u shpreh me tone jo të duhura, agresive. Kisha garantuar në sy të drejtuesve se s’do të niseshim kurrë me parametra zero, për të bërë të sigurt pjesën e trashëgimisë ekonomike. Ndoshta gabova edhe unë, por u futëm në një sjellje të gabuar.

Nuk kemi pasur dhe s’kemi asnjë klub pas nesh që na ka propozuar diçka apo na ka ushtruar presion. Klubet e mëdha ekzistojnë që kur ishte 14 vjeç. Nëse do të kishte dashur të largohej, do ta kishte bërë 14 vjeç. S’ishte situatë ekonomike, por forme. Nuk mund të pranonim një pasivitet karshi tij.

raiola

Mirabeli? Ishte një pjesë e kësaj ngjarje. Nëse do të ndryshohen tonet mund të ketë një reflektim dhe kthim mbrapa? S’dua të flas për këtë. Unë ndaj Milanit s’kam asgjë, raportet me Fasonen janë të shkëlqyera, por ata bënë zgjedhjet e tyre dhe ne, më 13, vendosëm kështu. Kërkojnë një tjetër portier? Mund të kërkojnë edhe 7.

Është një vit i rëndësishëm dhe nëse duhet të bazohemi te cilësia, vitin nuk e humbet. Nëse ka gjëra të tjera, atëherë rrezikon ta humbasë. Nëse mendoj se do të qëndroj një vit në tribunë, atëherë kjo është hakmarrje.

Marr përgjegjësinë e mosrinovimit, sepse lojtari donte të firmoste, por kur pa ambientin dhe ato që po ndodhin më tha se nuk mund të vazhdonte në këtë klub ku familja e tij kishte kërcënime. Askush s’e mbrojti. U krijua, siç e thashë, ambient shumë armiqësor. Donaruma ndihet i trishtuar, por edhe i çliruar, pasi hoqi një dhëmb. Praktikisht, e humbën ata. Mirabeli? S’më pëlqen sjellja e tij, shumë kërcënuese. A do të kem kontakte dhe raporte pune me Milanin? E thashë, s’kam asgjë kundër, por në këto kushte jo”.

Donnarumma