Arsenali nuk heq dorë nga Declan Rice. Kapiteni i West Ham është objektivi i madh i nënkampionëve të Anglisë për mesin e fushës.
Dy ofertat e para janë refuzuar nga drejtuesit e West Ham, por “Topçinjtë” insistojnë në arritjen e marrëveshjes dhe kanë paraqitur propozimin e tretë për “shkatërruesin”.
Sky Sports UK shkruan se oferta përfundimtare e Arsenalit është 105 milionë paund (122 milionë euro), duke “parakaluar” Manchester City-n. Klubin tjetër që kërkon Rice.
Miliona që bëjnë West Ham të dorëzohet dhe të pranojë shitjen e 24-vjeçarin, i cili do të kthehet në këtë mënyrë në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Premier League.
Rice është pjesë e West Ham prej verës së vitit 2017, kur iu bashkua skuadrës së parë. Ai numëron edhe 43 ndeshje dhe 3 gola me kombëtaren e Anglisë.