Thjeshtë më i miri (FOTO)

Besart Berisha është shndërruar në një mit në Australi.

Sulmuesi shqiptar hapi serinë e golave në “Grand Final” të fituar 3:0 nga Melbourne Victory ndaj rivalit Sydnei FC. Fitore që i dha titullin e tretë kampion Melbourne Victory përmes një “Grand Final” në A-League dhe po ashtu Besartit, përfshirë edhe dy me Brisbane Roar. Pesë gola në “Grand Final” e ka kthyer Berishën në një “special one”, transmeton Sportal.al.

Gazeta e madhe australiane “The Courrier Mail” i ka kushtuar një speciale Berishës, me një titull shumë kuptimplotë: “He is simple the BESt out there” (“Ai është thjesht më i mirë këtu”), duke bërë një lojë më fjalën “BEST” (më i mirë), ku shkronjat “BES” janë shkruar me të kuqe, e që janë tre germat e para të emrit të BESartit.

berisha

 

22