Thirrja e “Shqiponjave të Zeza”

“Shqiponjat e Zeza” premtojnë spektakël në ndeshjen e Drenicës kundër Feronikelit dhe për këtë arsye kërkojnë që sa më shumë tifozë të Skenderajt të jenë të pranishëm në “Bajram Aliu”.

“Do të jetë një derbi i vërtetë. I kemi bërë të gjitha përgatitjet për të krijuar një atmosferë shumë të mirë. DO të ketë shumë befasi dhe do t’i mirëpresim edhe tifozët e Feronikelit. Besoj që do të jetë një atmosferë impozante dhe në fund fitorja të na takojë neve”, deklaroi për Gazetën Olle anëtari i “Shqiponjave të Zeza”, Valon Shala.

Drenica-Feronikeli fillon prej orës 13:00.