Thirrja e Plisave

Udhëheqësi i Plisave, Albert Kastrati, i ka ftuar të gjithë tifozët e Prishtinës, që të mërkurën të mos hakmerren ndaj Sutjeskas, por të vijnë në numër të madh dhe të bëjnë anime korrekte.

Sigal Prishtina pret Sutjeskan të mërkurën në kuadër të Ligës Ballkanike. Javën e kaluar përballja mes tyre u ndërpre në Nikshiç, shkaku i hedhjes së petardeve nga tifozët vendas në bankinën e Prishtinës.

 

Ja thirrja e tij:

 

Të nderuar Plisa dhe Prishtinali,

Siç e ka cilësuar edhe klubi jonë ashtu mendojmë edhe ne pra bëjmë thirrje për të marrë pjesë në ndeshjën më të rëndësishme të këtij sezoni në kuadër të ligës ballkanike që do ta zhvillojmë në shtëpi.

Të Mërkurën klubi jonë i zemrës KB Prishtina do ta zhvilloj ndeshjën e rradhës kundër ekipit KK Sutjeska nga Mali i Zi.

Ndeshja që do të zhvillohet ditën e Mërkurë ka një rëndësi të madhe , fitorja në këtë ndeshje është e domosdoshme sepse kjo fitore është një hap para për tu kualifikuar në FinalFour dhe pjesa tjetër e rëndësishme është se ne edhe këtë radhë do të tregojmë civilizim dhe një anim korrekt.

Skuadra jonë është pritur në mënyrën më të keqe në Nikshiq mirëpo ne nuk do ta bëjmë të njejtën gjë siç e bënë tifozët ndaj ekipës tonë , në këtë ndeshje do të ketë befasi të mëdha nga ana jonë.

Pra , të Mërkurën i madhë e i vogël të na bashkohet në këtë ndeshje për ta përkrahur klubin tonë që të shënojë fitore ndaj ekipit malazez.

Fitorja është e domosdoshme në këtë ndeshje dhe klubit tonë nuk do ti mungojë përkrahja maksimale e Plisave.

Interesimi për këtë ndeshje ka filluar prej që ka përfunduar ndeshja në Nikshiq andaj për sigurimin e biletave po i’u informojmë me kohë që të mos vonoheni sepse shancat për të mbetur pa to janë të mëdha.a

Të mërkurën mbledhja jonë në Fan Club do të filloj nga ora 14:00 pasi që interesimi është i madhë dhe për një pregaditje sa më të mirë gjithashtu i’u informojmë se do të nisemi kortezh drejt pallatit të rinisë.

I’u bëjmë thirrje të gjithëve që ta shpërndani mesazhin që të informohen të gjithë me kohë për orarin dhe organizimin tonë për këtë ndeshje.

Shihemi të Mërkurën.

Plisat.