Thirrja e Plisave për sfidën e madhe me bullgarët

Tifozeria e Prishtinës, Plisat, kanë paralajmëruar tjetër përkrahje të fuqishme për ndeshjen e nesërme në Ligën Ballkanike.

Skuadra e tyre, Sigal Prishtina, pret bullgarët e Rilski Sportist, dhe fitorja do të thoshte një hap më afër gjysmëfinales.

 

Thirrja:

 

Të nderuar Plisa dhe Prishtinali.

Mirdita ,

KB Prishtina do ta zhvillojë ndeshjën e rradhës në kuadër të ligës ballkanike kundër ekipit Bullgar Rislki Sport.

Ndeshja do të zhvillohet ditën e Martë(nesër) dhe fillon nga ora 18:00.

Ndeshja që do të zhvillohet nesër është e rëndësishme për ne sepse me këtë fitore ne e përforcojmë pjesmarrjen në final four të ligës ballkanike.

Pra , fitorja për nesër është e domosdoshme dhe klubit tonë përkrahja jonë nuk do ti mungoj.

Nesër , të gjitha rrugët e qytetit të qojnë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Mbledhja e Plisave fillon nga ora 15:00 në Fan Club.

Shihemi nesër.

Plisat.