Thirrja e kapitenit vushtrrias

Kosova e Vushtrrisë pësoi humbje që në xhiron e parë të kampionatit duke u mundur në ‘shtëpi’ nga Feronikeli, me shifrat 2:0.

Kjo humbje ka ‘djegur’ mjaft shumë në kampin vushtrrias por gjithsesi, ka nisur që të harrohet. “Ndeshja me Feronikelin ka përfunduar dhe duhet që të koncentrohemi në ndeshjen e ardhshme, në mënyrë që të tubojmë sa më shumë pikë. Ne nuk e shikojmë asnjë ekip se çfarë bënë por vetëm punët tona. Duhet që të punojmë sa më shumë pasi që kemi një ekip të re dhe na duhet kohë për t’u komponuar”, deklaroi për Gazetën ‘Olle’, Bahri Kera.

Kampioni në fuqi i Kosovës ndodhet në vendin e gjashtë me 25 pikë të mbledhura.