Thirrja e De Biasit për ndeshjen me Armeninë

Trajneri Gianni De Biazi tashmë i pajisur dhe me pasaportë shqiptare, në një konferencë për shtyp ka thënë se duhet të ruajmë qetësinë dhe të vlerësojmë kualitetin e kundërshtarit.

“Duhet të bëjmë një ndeshje taktikisht perfekte pa lejuar hapësira për kundërshtarin sepse kanë kualitete në kundërsulm. Ne nuk luajmë për barazim por për fitore. Për të fituar duhet studiuar loja e kundërshtarit, të përgatitemi psikologjikishr dhe të bëjmë detyrat që kemi kryer në stërvitje. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të mos na pushtojë entuziazmi. Kundërshtari ynë është i rrezikshëm dhe duhet marrë në konsideratë ndërsa ne duhet të shfrytëzojmë kualitetet tona”.

E njëjta “kërkesë” vjen dhe nga kapiteni Cana, i cili theksoi që skuadra shpesh herë ka gabuar për shkak të euforizmit. Mbrojtësi kosovar shtoi në tej se i gjithë grupi ka vetëm një objektiv, suksesin.

“Skuadra ka më shumë përvojë dhe di të përshtatet me çdo lloj situate gjatë ndeshjes, di të reagojë dhe kjo është pozitive. Do të luajmë për fitore por në fund do të flasë fusha”.

Ndër të tjera lideri i kuqezinjve e cilësoi Armeninë “një kundërshtar i vështirë për skuadrat më të mëdha të grupit”. Gjithashtu këshilloi tifozët që të tregohen të duruar me skuadrën për  arritjen e rezultatit.

“Armenia ka qënë një kundërshtar i vështirë për skuadrat më të mëdha të grupit dhe nuk ka arsye pse të mos jetë për Shqipërinë”.

 

Mungesat, Ajeti dhe Aliji

 

“Më vjen keq që Ajeti dhe Aliji nuk do jenë pjesë e skuadrës për arsye burokratike. Ende nuk e dimë nëse Mavraj do të jetë ose jo, përgjigjen do e marrim ditën e ndeshjes. Curri është rikuperuar dhe është gati të zërë vendin në formacion. Kjo nuk është një ndeshje që vendos kualifikimin, pasi kjo vjen në vazhdimësi. Kemi fituar ndeshjen e parë, kemi barazuar të dytën dhe ishim pranë barazimit në ndeshjen e tretë. Do të luajmë sfidën e 4 dhe do të përpiqemi ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.