Thiago Silva rikthehet në Serie A, tradhton keq Milanin (FOTO)

Mbrojtësi i Paris Saint Germainit, Thiago Silva, mund të rikthehet në Serie A gjatë kësaj vere. 

Strategu italian, Luciano Spalletti pas emërimit në krye të Interit menjëherë ka nisur t’i bëjë planet për sezonin e ri.

Sipas Gazzetta dello Sport, ish trajneri i Romës po synon që ta transferoj qendër mbrojtësin e PSG-së Thiago Silva.

Nëse braziliani vendo të kaloj te Nerazzurrët kjo do të jetë një goditje e madhe për Milanin.

Kuqezinjtë gjithmonë kanë ëndërruar që ta rikthejnë Silvan në San Siro.

Silva ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2020.

Ai mund të largohet nga Parisi pas dështimit në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.

thiago silva