The rekordin e madh në futbollin kosovar, ky është reagimi nga Mirlind Daku

Mirlind Daku ka thyer rekordin për gola brenda një sezoni në histori të futbollit kosovar.

Sulmuesi gjilanas i Ballkanit ka shënuar 28 gola deri më tani, teksa ka edhe dy xhiro për të përfunduar kampionati kosovar.

Numri 19 i Ballkanit ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook, ku ka thënë se është ndjenjë e papërshkruar që të thyej këtë rekord të madh.

Ai ka falënderuar presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin si dhe trajnerët Ismet Munishi e Bledi Shkëmbi, por edhe bashkëlojtarët e tij.

“Ndjenjë e papërshkruar që të thyej rekordin si golashënuesi më i mirë brenda një sezoni në historinë e futbollit kosovar. Dua ta falënderojë klubin tim Ballkanin, trajnerët Ismet Munishi dhe Bledi Shkembi, presidentin Arsim Kabashi si dhe gjithë bashkëlojtarët e mi që pa ta këta gola nuk do të ishin”.

“Qëllimi ishte titulli i kampionit, por rrethanat ishin asisoji që nuk ia dolëm. Faleminderit Suharekë, Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Daku në profilin e tij në Facebook.

/Gazeta Olle/