“The Mirror” zbulon klubin e ri të Vardyt

Jamie Vardy do të mbetet në Premierligë dhe do të veshë fanellën me ngjyrë të kaltërt edhe në stinorin pranveror, por jo më atë të Leicester Cityt. 

Kështu shkruan të paktën tabloidi britanik “The Mirror”, që është i bindur se favorit për transferimin e Vardyt është Chelsea.

Ndryshe, top-sulmuesi i Leicesterit pëlqehet shumë edhe nga Real Madridi, andaj gara për të pritet të jetë shumë e nxehtë. /Olle