“The Best 2022”: Të nominuarit për lojtarin më të mirë në botë për FIFA dhe çmimet tjera

FIFA ka bërë publike 14 emrat që aspirojnë të fitojnë çmimin “The Best 2022 Award” për lojtarin më të mirë në botë.

Lista ka emra të njohur të futbollit që kanë spikatur në vitin e fundit si: Julian Alvarez, Jude Bellingham, Karim Benzema, Kevin de Bruyne, Erling Haaland, Achraf Hakimi, Robert Lewandowki, Sadio Mane, Kylian Mbappe, Lionel Messi, Luka Modric, Neymar, Mohamed Salah dhe Vinicius Junior.

Çmimi e zgjedh futbollistin më të mirë të vitit për një vit kalendarik, pra për vitin 2022, kështu që si Karim Benzema (fituesi i Topit të Artë, kampion i La Ligës dhe Ligës së Kampionëve) dhe Leo Messi (kampioni i botës dhe Topi i Artë i Kupës së Botës) kanë avantazh në garë.

Votimi për më të mirët

Sot, e enjte, 12 janar, nisin afatet e votimit për ceremoninë e datës 27 shkurt. Votat ndahen në katër pjesë: 25 për qind e gazetarëve; 25 për qind kapitenët e ekipeve botërore; 25 për qind përzgjedhësit; dhe 25 për qind e mbetur nga fansat.


Lista e plotë e çmimeve ‘The Best 2022’

Përtej çmimit të lojtarit më të mirë, më 27 shkurt do të shpallen fituesit e gjithsej 11 kategorive:

Lojtari më i mirë i FIFA-s

Lojtarja më i mirë i FIFA-s

Trajneri më i mirë i FIFA-s

Trajnerja më e mirë i FIFA-s

Portieri më i mirë në FIFA

Portierja më e mirë e FIFA-s

FIFA FIFPRO World 11 Femrat

FIFA FIFPRO World 11 Meshkuj

Çmimi i FIFA Fair Play

Çmimi FIFA Puskás (për golin më të mirë të vitit)

Çmimi i tifozëve të FIFA-s


Të nominuarit për ‘Çmimi më i mirë i FIFA-s për femra’

Të nominuarit për lojtaren më të mirë të vitit 2022 janë: Aitana Bonmati (Barcelona), Debinha (North Carolina Courage), Jessie Fleming (Chelsea), Ada Hegerberg (Olympique Lyon), Sam Kerr (Chelsea), Beth Mead (Arsenal), Vivianne Miedema ( Arsenal), Alex Morgan (San Diego Wave), Lena Oberdorf (Wolfsburg), Alexandra Popp (Wolfsburg), Alexia Putellas (Barcelona), Wendie Renard (Olympique Lyon), Keira Walsh (Barcelona) dhe Leah Williamson (Arsenal).

Çmimi më i mirë për trajnerin e futbollit për meshkuj

Të nominuarit për trajnerin më të mirë për vitin 2022 janë: Carlo Ancelotti (Real Madrid), Didier Deschamps (Francë), Pep Guardiola (Manchester City), Walid Regragui (Marok) dhe Lionel Scaloni (Argjentinë).

Çmimi më i mirë për trajnere   

Të nominuarit për trajnerën më të mirë të futbollit për femra 2022 janë: Sonia Bompastor (Olympique Lyon), Emma Hayes (Chelsea), Bev Priestman (Kanada), Pia Sundhage (Brazil), Martina Voss-Tecklenburg (Gjermani) dhe Sarina Wiegman (Angli).

Çmimi i portierit më të mirë

Të nominuarit për portierin më të mirë 2022 janë: Alisson Becker (Liverpool), Yassine Bounou (Sevilla), Thibaut Courtois (Real Madrid), Ederson (Manchester City) dhe Emiliano Martinez (Aston Villa).

Çmimet e portieres më të mirë

Të nominuarit për portieren më të mirë 2022 janë: Christine Endler (Olympique Lyon), Ann-Katrin Berger (Chelsea), Mary Earps (Manchester United), Merle Frohms (Wolfsburg), Alyssa Naeher (Chicago Red Stars) dhe Sandra Paños (Barcelona).

FIFA Çmimi për tifozët më të mirë

Abdullah Al Salmi (Arabia Saudite): Abdullah eci nëpër shkretëtirë nga vendlindja e tij Jeddah në Katar për të brohoritur ekipin e tij në Kupën e Botës FIFA.

Tifozët e Kombëtares së Argjentinës (Argjentinë): Tifozët argjentinas u mblodhën në Katar për të mbështetur me gjithë zemër ekipin e tyre, i cili u bë kampion bote, dhe miliona tifozë përshëndetën heronjtë e tyre në Buenos Aires dhe në mbarë vendin.

Mbështetësit e Kombëtares së Japonisë (Japoni): Tifozët japonezë kanë fituar njohje mbarëbotërore për traditën e tyre të qëndrimit për të pastruar tribunat pas ndeshjeve të Kupës së Botës FIFA.

 

Drejtori i Norwich Cityt sqaron të ardhmen e Milot Rashicës

Intervistë fantastike nga Sylvinho, flet për Kombëtaren, mikpritjen dhe lojtarët shqiptarë