The Answer triumfon në Prizren

Pikënisja e edicionit të sivjetmë , ishte sërish në Prizren , aty dhe ku do të zhvillohet superfinalja, por për këtë ka kohë , pasi karvani i “Limak Streetball Kosova 2015” , ka edhe shumë qytete për ti vizituar.

Prizreni tregoi se jo rastësisht , mbanë primatin e një prej qyteteve kryesore në kampionatin e Kosovës në Streetball. Madje stinorin e kaluar , gara e Prizrenit ishte aq e fortë , sa që po konsiderohet si një nga turnet më të mirë në historinë e gjatë të Streetballit të Kosovës.

Pjesëmarrës ishin 8 ekipe , apo maksimumi i lejuar në konkurencën e Profesionistëve dhe 4 ekipe në konkurencën e Amatorëve. Ndërsa në përbërje të ekipeve , pati lojtarë nga Bukureshti , Tirana , Prishtina e Prizreni.

Duhet theksuar se sivjet dinamikë lojës , veq shumë emrave të njohur nga basketbolli kosovar dhe me gjere , i dha edhe ndryshimi i disa rregullave të lojës së basketbollit në rrugë, të cilat edhe pse po i dëgjonin ndoshta për herë të parë , u kapën mirë nga garuesit.

 Epitetin e kampionit e siguroi skuadra “The Answer” , që në skuadrën e saj kishte bërë “bashkimin kombëtar” , duke pasur në përbërje basketbollist nga Shqipëria dhe Kosova. Në finale “Thë Answer” mposhti ekipin Qysh t’kish qef , me rezultat 21:17.

The Answer në përbërje kishte emra si Erjon Llazari , shtatgjati Urim Zenelaj , Robert Shestani e Endri Roshi. Kjo shkrirje e dy shteteve në një , i dha fuqi ekipit “The Answer” , që pati pa dyshim përbërjen më të komponuar dhe më të përgatitur për garën e Prizrenit.

Ndalesa e radhës e “Limak Streetball Kosova 2015” ka qenë e planifikuar të jetë qyteti i Pejës.

Por gara e Pejes , e parapare te zhvillohet kete te diele , me daten 28 qershor , është zhvendosur per nje date tjeter.Organizatoret e “Limak Streetball Kosova 2015” , morren kete vendim pasi , parashikimet e motit per te dielen jane se do te kete rrebesh shiu ne Peje, gje e cila pamundeson zhvillimin e garave.

Keshtu , pas Prizrenit , gare e cila u mbyll me sukses kete te shtune , Peja kenaqesit nga “Limak Streetball Kosova 2015” , do ti perjetoj ne nje date tjeter , per te cilen do te informoheni ne ditet ne vijim.

 

ORARI I TURNEVE KUALIFIKUES NËPËR QYTETE

 Orari i garave i Limak Streetball Kosova 2015:

E shtunë, 27 Qershor, në Prizren – turneu kualifikues

E diel, 28 Qershor, në Pejë – turneu kualifikues (shtyhet për shkak të shiut)

E shtunë, 4 Korrik, në Prishtinë – turneu kualifikues

E diel, 5 Korrik, në Mitrovicë – turneu kualifikues

E hënë, 6 Korrik, në Gjilan – turneu kualifikues

E shtunë, 11 Korrik, në Gjakovë – turneu kualifikues

E diel, 12 Korrik, në Ferizaj – turneu kualifikues

E diel, 18 Korrik, në Prizren – Superfinalja e Limak Streetball Kosova 2015