Thaqi zbulon se çka e ka penalizuar ekipin e tij në ndeshjen ndaj Ulpianës

Sot u zhvilluan tri ndeshje në kuadër të xhiros së 11-të në Superligë.

Malisheva u mposht në shtëpi nga Ulpiana me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Olle.

Pas takimit, trajner Arsim Thaqi është deklaruar për media.

“Neve na duhet me analizu ndeshjen. Kemi pasur mungesa edhe në të kaluarën, por këtë herë mungoi Bruqi dhe u vërejt mungesa e tij. Ulpianës ia uroj fitoren”.

“E kemi vetëm njëfitore në shtëpi, por kemi pasur kundërshtarë të vështirë. Edhe barazimi për një skuadër si Malisheva në shtëpi është pozitiv”.

“Skuadrat si Malisheva, Ulpiana, iu mungon fond i lojtarëve. Na ka dëmtuar fitorja e Llapit kundër Malishevës 6:0. Kjo na ka penalizuar sepse lojtarët e mi para se të nisë loja e llogaritën si ballafaqim të lehtë’, ka thënë trajneri Thaqi pas ndeshjes për Art Sport.

/Gazeta Olle/

Ky është reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndalesën e boksierëve kosovarë nga Serbia

Armando Broja sundon Ligën Premier, super sulmuesi shënon përsëri (VIDEO)